Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës – dhe Strajku di se secili prej tyre do të ishte i zoti për këtë dhe brutalitete të tjera të parrëfyeshme. Policia i përqendron hetimet në një të dyshuar, por Strajku është gjithnjë e më i bindur se ai është i pafajshëm: duhet ta marrë vetë çështjen në dorë, së bashku me Robinin, dhe të zhytet e gërmojë në botët e errëta dhe të panatyrshme të tre të dyshuarve të tjerë. Por krime të reja, çnjerëzore do të kryhen dhe koha ecën shpejt… Një triller me shumë të papritura, por edhe me historinë emocionuese të një burri dhe një gruaje, që kanë mbërritur në një udhëkryq në jetën e tyre personale dhe profesionale.
Viti: | 2016 |
---|---|
Faqe: | 572 |
Botues: | |
Përkthyes: | Dhimitër Gjodede |
Libra të ngjashëm
-
Gruaja sekrete
1400 L1260 L -
Vajza angleze
1400 L1260 L -
Shantaram vol. 1
1200 L1080 L -
Mea culpa
1200 L1080 L -
Spiuni që u kthye nga i ftohti
1000 L900 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.