Sekreti i rrobaqepëses
nga Fiona Valpy
Çmimi origjinal qe: 1200 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L. 1080 L
Një bestseller i Washington Post, Wall Street Journal dhe Amazon Charts nga autorja bestseller e romanit “Premtimi i Bletërritësit” vjen një histori emocionuese për tri gra të reja që përballen me zgjedhje të pamundura. Si do t’i gjykojë ato historia – dhe familjet e tyre?
Paris, 1940. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, tri rrobaqepëse e jetojnë jetën aq normalisht sa është e mundur. Por të tria ndryjnë të fshehta. E plagosura në luftë, Mirej, bën pjesë në luftëtaret e Rezistencës; Kleri ka qenë ngashënjyer prej një oficeri gjerman; dhe sekreti i Vivienit është i tillë që ajo nuk mund t’ia zbulojë asnjërës prej tyre. Dy breza më pas, Herriet, mbesa angleze e Kle-rit, mbërrin në Paris fillikat dhe në mëshirë të fatit, e dëshpëruar për të gjetur një lidhje me të kaluarën e saj. Duke jetuar dhe punuar në të njëjtën ndërtesë në Rue Cardinale, ajo mëson të vërtetën për gjyshen – si edhe për veten e saj: një histori familjare që është edhe më e errët e më e dhembshme nga sa mund të kishte imagjinuar. Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?
Vlerësime
“Ky roman hipnotizues është i përsosur për klubet e lexuesve, me shpirtin e admirueshëm të popullit francez dhe me sakrificat e tij që me siguri do t’ju magjepsin, siç më mbushën mua me një nderim të jashtëzakonshëm për të.” – Sammia Hamer, Botuese
“Libri i Javës që duhet të lexoni.” – Saturday Express
“Një histori e kohës së luftës që e përshkruan bukur atë periudhë dhe të mban në ankth me tri jetë që ndërthuren me njëra-tjetrën si një pëlhurë e endur bukur.” – The People’s Friend
“Një roman intrigues dhe nostalgjik.” – Woman & Home
“Do të përpiheni nga ky rrëfim plot të papritura dhe ngjyra.” – Take a Break
“Hollësitë historike dhe personazhet e veçanta do t’ju bëjnë të mos e lëshoni nga dora.” – Woman Weekly
“Zemërthyes dhe shpresëdhënës, është e sigurt se “Sekreti i rrobaqepëses” do të mirëpritet nga adhuruesit e romaneve historike.” – Culturefly
“Ky libër më dërmoi dhe më la pa fjalë e megjithatë, nuk di si mund ta rekomandoj më fort… Një rrëfim i bukur, i fuqishëm dhe emocionues – një nga librat më të mirë që kam lexuar.” – The Writing Garnet
Viti i botimit: | 2022 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 352 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
10%
Cranford, qyteza e zonjave të fisme
Çmimi origjinal qe: 1000 L.1000 LÇmimi i tanishëm është: 1000 L.900 L -
10%
Historia: Një skandal i vjetër sa bota
Çmimi origjinal qe: 1200 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L.1080 L -
10%
Dimri i luanëve (Saga e Floriove #2)
Çmimi origjinal qe: 1400 L.1400 LÇmimi i tanishëm është: 1400 L.1260 L -
Ne të gjallët
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.