Ligësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamunLigësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamundur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Ajo është në majën e suksesit profesional! Një shkencëtare që po udhëton drejt vendit të origjinës, ku do ta presin me nderime. E kanë duartrokitur në shumë mjedise, edhe kolegë nga kombe të tjera, por emocionet që i përcjell atdheu nuk kanë të krahasuar me asgjë. Lavdia e ditëve të sotme nuk ia ka prekur bukurinë e shpirtit. Natyra e saj e butë, zemërgjerësia, paqja që rrezaton në çdolloj konflikti, nuk janë shprehje dobësie, siç edhe duken hera-herës, kur ndeshemi me të tilla tipare.
Na e zbulon këtë të vërtetë retrospektiva e ngjarjeve, që nisin në vitin nëntëdhjetë, dhe jeta e vetë personazhit deri në ditën e famës, kur për një rastësi të mirë, i shpëton një kurthi të ri. Është me fat, këtë herë, por zhgënjimi është tronditës. Por nuk e humb toruan, madje gjen forcën të japë shuplakën e duhur. Përballë një qasjeje të shëmtuar njerëzore, të maskuar me mjeshtri të rrallë, kushdo do ta kishte të vështirë, por jo ajo. Tashmë, koha punon për të, sepse më në fund, e ka kuptuar se kujtdo i duhet dhënë çka meriton. Sidomos, një shpirti të shëmtuar. “Bukuria do të shpëtojë botën”, shkruan Dostojevski në veprën e tij Idioti, botuar në vitin 1869. Edhe dy shekuj më vonë, aforizmi ka të njëjtën vlerë.dur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Ajo është në majën e suksesit profesional! Një shkencëtare që po udhëton drejt vendit të origjinës, ku do ta presin me nderime. E kanë duartrokitur në shumë mjedise, edhe kolegë nga kombe të tjera, por emocionet që i përcjell atdheu nuk kanë të krahasuar me asgjë. Lavdia e ditëve të sotme nuk ia ka prekur bukurinë e shpirtit. Natyra e saj e butë, zemërgjerësia, paqja që rrezaton në çdolloj konflikti, nuk janë shprehje dobësie, siç edhe duken hera-herës, kur ndeshemi me të tilla tipare.
Na e zbulon këtë të vërtetë retrospektiva e ngjarjeve, që nisin në vitin nëntëdhjetë, dhe jeta e vetë personazhit deri në ditën e famës, kur për një rastësi të mirë, i shpëton një kurthi të ri. Është me fat, këtë herë, por zhgënjimi është tronditës. Por nuk e humb toruan, madje gjen forcën të japë shuplakën e duhur. Përballë një qasjeje të shëmtuar njerëzore, të maskuar me mjeshtri të rrallë, kushdo do ta kishte të vështirë, por jo ajo. Tashmë, koha punon për të, sepse më në fund, e ka kuptuar se kujtdo i duhet dhënë çka meriton. Sidomos, një shpirti të shëmtuar. “Bukuria do të shpëtojë botën”, shkruan Dostojevski në veprën e tij Idioti, botuar në vitin 1869. Edhe dy shekuj më vonë, aforizmi ka të njëjtën vlerë.
Viti: | 2024 |
---|---|
Faqe: | 352 |
Botues: | |
Përkthyes: |
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L -
Hija
700 L -
Enciklopedia e mërgimit
1,000 L -
Qyteti pa reklama
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.