Truri yt është teknologjia më e fuqishme në botë, por ta kanë dhënë pa manualin e përdorimit.
Tani këtë manual e ke në dorë.
Ti, si njeri, je i pakufishëm. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët: potenciali yt bëhet i pafundmë atëherë kur mëson ta përdorësh trurin. Për më shumë se 25 vjet, trajneri i famshëm i trurit, Xhim Kuiku (Jim Kwik), ka punuar së afërmi me aktorë të famshëm, sportistë, drejtorë të përgjith- shëm dhe njerëz që kanë arritur majat në të gjitha fushat e jetës, për t’ua zhbllokuar kapacitetet e tyre të vërteta. Në këtë libër novator, Xhimi për- mend mësimet e nxjerra nga studimet shkencore dhe teknikat e provuara në praktikë, të cilat përdoren nga njerëzit më të suksesshëm në botë për të mësuar më shpejt dhe për të arritur rezultate të klasit botëror.
- Behu zot i shprehive të tua: Mëso si të dalësh nga kurthi i shprehive të këqija dhe si të krijosh pa mundim rutina të reja të dobishme.
- Çliroje prodhimtarinë nga zinxhirët: Mposht “4 superarmiqtë që të kanë marrë peng shtigjet neurale të trurit dhe po të ngadalësojnë përparimin.
- Gjej burimin e motivimit të pakufishëm: Furnizohu me motivim nga një burim i pashtershëm, për të arritur objektivat e tu, madje edhe kur të ka kapur dembelizmi.
- Kthjello mendjen: Mëso teknikat dhe këshillat më të mira dhe se cilat ushqime të hash për të qetësuar mendjen dhe për të fjetur më mirë.
- Përmirëso përqendrimin: Bëhu i pandalshëm duke mësuar si të mos shpërqendrohesh në një botë të përmbytur me shpërqendrime dhe informacione.
- Mëso gjithçka: Lexo më shpejt, merr vendime më të shëndosha dhe mbaj mend gjithçka nga emrat e njerëzve deri te fjalët e gjuhëve të huaja- pavarësisht moshës.
Në zemër të librit “Supertruri”, është një sekret që të ndryshon jetën: kur mëson si të mësosh, mund të çlirohesh nga besimet kufizuese, të arrish nivele të tjera suksesi dhe të bësh një jetë vërtet të jashtëzakonshme.
Ky libër nuk është i mbushur me teori të pazbatueshme.
Përkundrazi.
Ai përbën një plan praktik, të thjeshtë dhe të dëshmuar nga i cili do të mësosh konkretisht çfarë të bësh për të çliruar fuqitë e tua të pakufishme!
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 420 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Libri i gëzimit
1400 L -
Mes djemsh
1200 L -
I pandalshëm
1200 L -
Ende gjallë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.