Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në një fshat të humbur bri rrugës së lashtë “Egnatia”, banorët e të cilit bien në gjurmët e një thesari të mbetur nga një betejë e harruar e Gjorg Golemit. Kjo bën që te ta të ngjallet iluzioni i madh, se fshati i tyre mund të kthehet në kryeqendrën e atdheut socialist, që tashmë është në buzë të greminës financiare. Përmes rrëfimit me humor dhe dramaticitet, ngjarjet e këtij romani lëvizin në dy kohë: në Shqipërinë socialiste në prag të viteve ‘90 dhe në mesjetën arbërore, kur trupat osmane sulmuan pabesisht Sopotin legjendar të Gjorg Golemit.
Viti: | |
---|---|
Faqe: | |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dead End
1000 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Kështjella
1000 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L