Ai është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.
Letërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje, fare natyrshëm. Negacioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli.
Le ta shikojmë në mënyrë fare të thjeshtë gjithçka. Letërsia, domethënë poemat e para orale, kanë, zakonisht, për subjekt kthimin nga një udhëtim i gjatë, rrëfimin për ato ç’kanë ndodhur atje larg, në kufi të shtetit, të shkretëtirës ose të vdekjes.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Midis krimeve dhe mirazheve
1500 L -
Për letërsinë
1000 L -
Ballkani i Jugut
500 L -
Mosmarrëveshja
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.