A JU DUKET NDONJËHERË SE TË TJERËT E KANË JETËN NË RREGULL, NDËRSA E JUAJA ËSHTË LËMSH? NËSE PO, RACHEL HOLLIS KA DIÇKA PËR T’JU THËNË: KJO ËSHTË GËNJESHTËR!
Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj. Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë më.
Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t’i kapërcente. Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t’ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.
Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri Vajza, lani fytyrën ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 288 |
Përkthyes: | Granit Zela |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
48 ligjet e pushtetit
2000 L -
E shoh çfarë po mendon
1200 L -
Meditime
800 L -
Sale
Irracionalitet i parashikueshëm
1500 LÇmimi origjinal qe: 1500 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.