Vajza me violinë
nga Virginia Euwer Wolff
700 L 595 L
Kur Alegra Shapiro ishte fëmijë, mendonte se mjaft të merrje violinën në dorë dhe ajo do të këndonte për ty, sepse muzika fshihej në violinë. Tani që Alegra është dymbëdhjetë vjeçe, mendon se muzika është në gishtat e saj dhe mjafton të luajë e ushtrohet pa reshtur. Kur mësuesi i propozon të luajë koncertin nr.4 të Mozartit për violinë dhe orkestër, Alegra e di që do të mësojë notat e koncertit, por ende nuk e di që do të mësojë edhe si të mbushë hendekun mes saj dhe Mozartit, për të gjetur muzikën e vërtetë në zemrën e saj. Ekzekutimi i saj është aq i përsosur teknikisht, saqë ajo pranohet në finalen e një konkursi të rëndësishëm për muzikantët e rinj. Por është ende shumë “e thartë” dhe nuk e shkrin dot mjeshtërinë e lartë me ndjenjën. Gjatë tre muajve të provave të pafundme, Alegra do të krijojë miqësi me një këngëtare të operës, shoqe e prindërve, do të zbulojë historinë e gjyshes, që ka vdekur në një kamp përqendrimi, do të takojë një njeri të çuditshëm të apasionuar pas muzikës, do të rritet dhe do të ndihet e lumtur për talentin e vet. Dhe pikërisht asaj gruaje të re, të cilën nuk e ka parë kurrë, do t’ia kushtojë koncertin vajza me violinë…
Mosha e leximit: nga 12 vjeç.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Libri i sociologjisë
2500 L2125 L -
Ditari i Ana Frankut
1000 L850 L -
Rrëfenjat e Bardit Bidëll
800 L680 L -
Libri i filozofisë
2500 L2125 L -
Harry Potter dhe princi gjakpërzier (#6)
1250 L1063 L