Vdekja e Amalia SaÇerdotes

nga Andrea Camilleri

800 L

Categories: SKU: 9928103505

Ngjarjet e romanit marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peisazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndëmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë – herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës në karriera, në kompanitë publike, në paketa aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika sjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit. Edhe të pafajshmit, të cilët besojnë se janë jashtë ose në kufijtë e komplotit dhe dinë si të “fërgohen me vajin e vet” rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjë larje e beftë hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit të komplotit, i mbështjell të gjithë dhe të pengon të deshifrosh llogaritjen e patëmetë, prapa kundërshtisë në dukje të detajeve. Këtu, ajo instancë e lartë e kontrollit që nuk lë asgjë në dorë të fatit, nuk zbulohet. Dikush në krye të piramidës ka hedhur rrjetën e peshkimit, ku “natyrisht, mbesin mbrendë peshqit ma të marrë ose ma të avashëm, sepse ata ma të zot sapo e shofin rrjetën tuj u ulë, ia mbathin me kohë”.

Viti:

2012

Faqe:

172

Botues:

Përkthyes:

Diana Kastrati

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vdekja e Amalia SaÇerdotes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm