Vitet e uljes së tensionit

1500 L

Categories: SKU: 9789928376534Tags:

Motivet, mbi të cilat bazohet kjo ndërmarrje e re kërkimi shkencor, janë kërkimi dhe studimi i mëtejshëm i kompleksitetit të marrëdhënieve mes dy vendeve në një periudhë aspak të lehtë, të karakterizuar nga antagonizmi i papajtueshëm ideologjik, i ushqyer kryesisht nga ana e qeverisë së Tiranës, ndonëse mjaft më i zbutur në krahasim me periudhën pesëmbëdhjetëvjeçare, të shqyrtuar më parë. Kështu, zgjidhja përfundimtare e disa çështjeve thelbësore, si ajo e reparacioneve të dëmeve të luftës dhe rikthimi i shumëpritur në atdhe i italianëve, të mbajtur në Shqipëri në përfundim të konfliktit botëror në një regjim gjysmëburgimi, pa dyshim ndihmuan për të ulur tonet e ashpra mes dy vendeve, eksponente të dy botëve absolutisht të papajtueshme. Afrimi i ofruar, e madje dhe ai bashkëpunim i mangët, së tepërmi i kufizuar 6 në pak sektorë dhe fusha të përcaktuara nga pala shqiptare, gjithsesi mundën të shënonin hapjen e një faze të re politike, që do të sillte ndihmesë në arritjen e një ekuilibri më të qëndrueshëm në zonën e Mesdheut Qendror.

Viti:

2023

Faqe:

384

Botues:

Libra të ngjashëm