Kasollet prej kashte
nga Cao Wenxuan
1000 L Çmimi origjinal qe: 1000 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L.
10% Off
Jeta e përditshme në një shkollë kineze të viteve 1960. Një pasqyrë magjepsëse e një realiteti të largët, por në të njëjtën kohë afër nesh. Një dritare për temat universale, si: miqësia, ndarja, vetmia dhe solidariteti. San Sani është djali i drejtorit të shkollës së një fshati në bregun e një lumi të madh. Ai është një çapkën i papërmbajtur, por gjithë sy e veshë ndaj gjithçkaje që ndodh brenda dhe jashtë shkollës. Jeta e personazheve të librit sillet rreth tij: shoku tullac i përqeshur nga të gjithë; vajza jetime që vjen në shkollë nga një fshat tjetër për t’i shpëtuar bullizmit; studentja e shkëlqyer dhe aktorja premtuese, dashuria e së cilës për një mësues ëndërrimtar pengohet nga i ati; djaloshi që të gjithë e kanë zili dhe e admirojnë për dhuntitë e privilegjet që gëzon; kalamani që mbërrin nga një krahinë e largët e që përpiqet të integrohet në familjen e tij birësuese dhe të zërë shokë; vejusha e moshuar që nuk mund të pranojë kurrsesi që toka i është shpronësuar për të ndërtuar shkollën… Një seri ngjarjesh të jetës së përditshme në Kinën e viteve 1960, një botë e largët, por e përshkuar me emocione të përjetshme. Në faqet e Cao Wenxuanit, tema të thella, si: miqësia, kuptimi i jetës, vdekja, shfaqen me një delikatesë të mrekullueshme.
“Kasollet prej kashte është një tablo familjare plot jetë. Përmes një pene të mprehtë, autori i përshkruan me kaq gjallëri e vërtetësi ngrohtësinë dhe trishtimin, gëzimet dhe vuajtjet e familjes, saqë edhe lexuesi e ndien veten pjesë të këtyre përjetimeve.” Mo Yan, nobelist
| Botues: | |
|---|---|
| Përkthyes: | Iljaz Spahiu |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Brixhertonët 1: Unë dhe Duka
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L. -
Sale
Dimri i luanëve (Saga e Floriove #2)
1400 LÇmimi origjinal qe: 1400 L.1260 LÇmimi i tanishëm është: 1260 L. -
Sale
Historia: Një skandal i vjetër sa bota
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.1080 LÇmimi i tanishëm është: 1080 L.









