Luanët e Siçilisë (Saga e Floriove #1)
nga Stefania Auci
1400 L
Me të zbarkuar në Palermo nga Banjara Kalabreze, në vitin 1799, Floriot synojnë të jenë më të pasurit dhe më të fuqishmit.
Vëllezërit Paolo dhe Injacio e shndërrojnë biznesin e tyre në më të mirin e qytetit, blejnë shtëpi, toka dhe krijojnë shoqërinë e tyre të lundrimit.
Kur Vinçenco, i biri i Paolos, merr në dorë drejtimin e “Shtëpisë Florio”, hovi s’ka të ndalur: në kantinat “Florio”, një verë varfanjakësh shndërrohet në nektar të denjë për tryezën e një mbreti.
Ndërkaq, Palermo vështron e habitur arritjet e Floriove, por krenaria zbehet prej smirës dhe përçmimit të të tjerëve: ata burra të suksesshëm mbeten sidoqoftë “të huaj”.
Palermo nuk e di se pikërisht dëshira e ethshme për të pasur një vend të denjë në shoqëri, qëndron në themel të ambicies së Floriove dhe shënjon, për mirë apo për keq, jetën e tyre.
Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën e Vinçencos dhe shndërrohet për të në një port të sigurt, në një shkëmb të pacenueshëm.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 402 |
Përkthyes: | Romina Kasharaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Arminuta
1000 L -
Mbiemri i ri
1200 L -
Ne të gjallët
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.