Dallgët, dhe fati, mund ta kishin çuar kudo atë shishe, por në fakt u gjet tri javë pas nisjes së udhëtimit. Tereza Osborn, e divorcuar dhe nënë e një djali 12-vjeçar, e gjen shishen gjatë një pushimi në bregdet, për t’u shkëputur nga puna si kolumniste në gazetën e Bostonit. Brenda shishes ishte një letër, në të cilën shkruhej: “E dashur Kethrin, më mungon shumë, si gjithmonë, por sot është shumë e vështirë, sepse oqeani po më këndon këngën e jetës tonë së bashku”.
Për Garret, mesazhi është e vetmja mënyrë për të shprehur dashurinë për një grua që e ka humbur. Për Terezën, së cilës i mungon romanca që kur i shoqi theu besimin e saj, ky mesazh është intrigues. E nxitur nga misteri, Tereza nis një udhëtim në kërkim të Garret. Të bashkuar nga shansi apo diçka tjetër më e fuqishme, jetët e tyre bashkohen duke përçuar shpresë për të dashuruar sërish.
Faqe: | 336 |
---|---|
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Pengu im
1200 L -
Kurrën e kurrës
1200 L -
Mbaron me ne
1200 L -
Një verë italiane
1200 L -
Femrave u pëlqen e kuqja
1100 L