Nga mbretëresha e misterit, B. A. Paris, stilin e së cilës e keni dashuruar edhe në librat “Sekreti i një nate vere”, “Pas dyerve të mbyllura”, “Matrioshka e fundit”, “Dilema”, mirëprisni trillerin magjepsës, “Terapisti”!
Kur Liza dhe Leoja vendosin të fillojnë një jetë të re në një shtëpi të rinovuar në kompleksin Rrethi, një komunitet i sigurt dhe i privilegjuar, gjithçka duket e përsosur. Por pamja mund të të hedhë hi syve…
Teksa Liza përpiqet të ambientohet e të njihet me fqinjët, një sekret tronditës del në dritë. Në shtëpinë e saj fshihet një histori rrëqethëse, dhe lidhja që ajo ndien me terapisten që ka jetuar aty më parë, bëhet gjithmonë e më e fortë.
E pushtuar nga kureshtja dhe nga frika, ajo nuk ndalet së kërkuari të vërtetën, por askush nuk dëshiron të flasë. Sepse në këtë kompleks, të gjithë fqinjët fshehin diçka…
Viti: | 2025 |
---|---|
Përkthyes: | Danina Hoxha Vaso |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Urrejtje (Twisted #3)
1500 L -
Mega Monster
1300 L -
Seksi i tretë
1200 L