Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit.
Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën “MOS SHQETËSO!” në derë? Ku përfunduan pasioni, bashkëpunimi?
Libri i ri i Fabio Volo-s të grish për t’u kredhur i tëri në jetën e përditshme të një çifti, në evolucionin e një dashurie. Tregon krizën që nis me ardhjen në jetë të një fëmije dhe, për më tepër, çfarë ndodh kur diçka e thyen magjinë mes dy të dashuruarve. Dhe sugjeron, hedh hipotezën e një përgjigjeje, kërkon një rrugëdalje.
Duket sikur protagonistët e romaneve më të dashur të Volo-s, “Edhe një ditë më shumë” apo “Koha që do të doja”, po përballojnë tanimë periudhën e pas rënies në dashuri, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe kontradiktat e të jetuarit vërtet së bashku.
Edhe një herë, Volo na habit me aftësinë e tij të fotografimit dhe emërtimit të ndjenjave, madje edhe të atyre jo fort fisnike, por që, gjithsesi, nuk janë më pak të zakonshme. “E gjitha jetë” është një roman i drejtpërdrejtë, i sinqertë, pa drojë. Duke e lexuar, mund t’ju ndodhë të buzëqeshni apo të prekeni njësoj sikur ta keni përjetuar diçka të tillë në lëkurën tuaj.
Viti: | Prill 2017 |
---|---|
Faqe: | 236 |
Përkthyes: | Anja Cura |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
9 nëntori
1200 L -
Rruga Chanel nr. 5
1200 L -
Fqinja
1100 L -
Kujtimet e tij
1200 L -
Dieta e pasionit
1200 L