Ky roman është vetvetja nga fillimi deri në fund dhe, i mbushur me përditshmëri, vjen shumë bindës. Truman Kapotit, më shumë se çdo shkrimtari tjetër, i atribuohet koncepti i romanit Fictional Factional Novel. E thënë shqip, atij tipi romani që niset nga një ngjarje e vërtetë dhe që këtë të vërtetë e kthen në trillim artistik. Duket qartë se te “Lavjerrësi” autori bën diametralisht të kundërtën, ai niset nga një trillim dhe na dërgon emocionalisht te faktikja e realitetit. Kësisoj, Zija Çela shkruan atë që në anglisht mund të thuhej Factional Fictional Novel, pra romani i trillimit të faktit të vërtetë.
| Viti: | 2019 |
|---|---|
| Faqe: | 304 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Qyteti pa reklama
700 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Prilli i thyer
1000 L









