“Dosja H.” u botua së pari në revistën “Nëntori” më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
“Në këtë roman, ndoshta më shumë se në të gjithë të tjerët, shkrimtari tregon lidhjet e tij shpirtërore me grekët e lashtë. Ai ka lindur tridhjetë kilometra larg Greqisë dhe peizazhi i vendit të tij i kujton aty-këtu mitet greke: rrënojat e teatrit të kështjellës e deri te lumenjtë që, siç thuhej, çonin në ferr… Por më shumë se për grekët në tërësinë e tyre, “Dosja H.” është një nderim për më të shquarin e tyre, Homerin, “të verbrin e madh”, ashtu sikurse të tjera romane, si “Koncert në fund të stinës” dhe “Dimri i vetmisë së madhe” janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër, Shekspirin.”
Éric Faye
| Botues: |
|---|
Libra të ngjashëm
-
30% ZBRITJE ONUFRI
Kafsha apo fantazma
500 L350 L -
30% ZBRITJE ONUFRI
Dueli
700 L490 L -
30% ZBRITJE ONUFRI
Breznitë e Hankonatëve
500 L350 L -
30% ZBRITJE ONUFRI
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
1000 L700 L -
30% ZBRITJE ONUFRI
Fabula Rasa
1000 L700 L









