Romani “Bretkosa” është botuar për herë të parë në vitin 2009. Është një roman për të cilin, siç ka pohuar edhe vetë, Mo Yan ka punuar rreth dhjetë vjet, shkruar e ndryshuar disa herë, punuar me shumë kujdes dhe që prek një nga temat më të dhimbshme e më të ndjeshme për publikun kinez. Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit. Autori, nëpërmjet detajesh prekëse dhe emocionale, nëpërmjet vetëreflektimit dhe vetërrëfimit, pasqyron “Historinë plot ulje e ngritje të Planifikimit Familjar” në 60 vite të Kinës së re, si dhe situatën konfuze të problemit të lindjeve në Kinën e sotme. Po ashtu, autori analizon në thellësi botën shpirtërore të intelektualëve kinezë, të përfaqësuar në roman nga narratori Ke Dou, të mbushur me dëshpërim, brenga, qëndrime të lëkundura e kontradiktore.
Ky libër iu dedikohet miliona lexuesve kinezë që kanë përjetuar Planifikimin familjar dhe që kanë lindur në vitet e lindjeve me plan. Ky roman është nderuar me çmimin më të lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi i Letërsisë kontradiktore”.
[dt_divider style=”thin” /]
Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955, në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autor i njëmbëdhjetë romaneve, ku më të njohurit janë: “Bretkosa”, “Klani i Sorgumit të kuq”, “Balada e hudhrës”, “Gjoksplota dhe vithegjera”, “Republika e Verës”, “Lodhur deri në vdekje”, si dhe i më shumë se njëqind novelave, si “Karota e tejdukshme”, “Vajza e komandantit” etj. Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.
Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, “Laure Batailin”, çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, “Nanino”, çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze “Niuman” në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi për letërsi Mao Dun” etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi, me motivacionin: “Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren”.
Libra të ngjashëm
-
N’nji fije t’thellë gjaku
1000 L -
Largësi shpëtimi
800 L -
Duke dhënë shpirt
1500 L -
Provinca
1000 L -
Diktatori në kryq
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.