Dita e fundit të Eskilit
nga Mirash Martinoviq
1000 L
NJË IMAZH ANTIK I KOHËS SONË
Mirash Martinoviqi ka hyrë në letërsi me përmbledhjen e poezive “Miti i qershisë”. Në kërkim të poetikës së tij boton, më vonë, romanin “Heretiku”, pastaj i kthehet përsëri poezisë, respektivisht prozës poetike, dhe këtë angazhim e kurorëzon me dy libra, “Rrathët në rërë” dhe “Dimri me Mandelshtamin”. Proza e tij poetike, në formën e një romani, me titull “Dita e fundit e Eskilit”, paraqet përcaktimin e qartë të autorit për të zgjidhur lëndën problemore, të cilën në të vërtetë e ka filluar me veprën e mëparshme “Rrathët në rërë”. Bazën e tij letrare Martinoviq e ka gjetur në kulturën dhe filozofinë helene, gjegjësisht në artin antik.
Ai, në fakt, zbërthen përsëri mitologjinë, mendimin dhe stilin e jetës së asaj kohe, në të vërtetë, të studiuar në shumë shkrime shkencore, historike dhe të tjera, të krijuara në këtë periudhë ose, si objekte studimi, me kalimin e kohës, u janë imponuar shumë teoricienëve dhe krijuesve.
Shkrimtari, në fakt, futet në një lëndë me motive të përjetshme që nuk vdes dhe normat e jetesës dhe të moralit të së cilës përfaqësojnë kodin historik dhe qytetërues të njeriut. Kompleksiteti i çështjeve me të cilat merret ky autor përjashton kategorinë e kohës, meqenëse ajo, e parë në të tashmen dhe në momentin e pranishëm, përfaqëson një pjesë integrale të vetë fatit tonë aktual. Çështja qendrore e kësaj “drame bashkëkohore në formë romani”, siç e kanë quajtur kritikët, është raporti në mes lirisë dhe pushtetit, skllavërisë dhe tiranisë, mërgimit dhe nënshtrimit, paqes dhe luftës. Athina e atëhershme, simbol i lirisë, demokracisë dhe prosperitetit, mendimin e lirë të Eskilit (shkrimtarit të madh të tragjedive dhe filozofit) e ka penguar dhe pamundësuar me internimin e tij dhe ekzekutimet e shumë mendimtarëve të tjerë. Ndërkohë, ajo mbushet me varreza dhe të vdekur për hir të mbajtjes së vet me çdo çmim. Atë sfond të gjerë historik të ngjarjeve, autori me shumë shkathtësi e përmbledh në një tërësi strukturore mjaft komplekse, duke i dhënë kështu asaj vulën e një meditacioni të fuqishëm dhe ndërtimi letrar pothuaj deri në përsosmëri.
Jovanka Vukanoviq
(pjesë nga parathënia)
Libra të ngjashëm
-
Revolta e Atlasit 1
1000 L -
Hello beautiful
1500 L -
Bukë me sallam
1000 L -
Të padukshmet
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.