Shtëpitë janë shtatë dhe të shtata të zbrazëta. Shkrimtarja, sipas Rodrigo Fresán, është “një shkencëtare e arsyeshme, e cila shqyrton njerëz të çmendur apo që seriozisht kanë ndër mend të çmenden”. Dhe gjykimi i shëndoshë, si përherë, është sipërfaqësor.
Samanta Schweblin na grish të hyjmë në “Shtatë shtëpitë e zbrazëta” dhe, rreth tyre, shtyn personazhet e saj që të zbulojnë tmerre të jetës së përditshme, të përimtojnë frikën e vet dhe të të tjerëve dhe t’i nxjerrin në pah paragjykimet e atyre, të cilët, mes habisë dhe një “normaliteti” të çuditshëm, kundrojnë të tjerët dhe vetveten.
Proza e mprehtë dhe e përpiktë e Schweblin, aftësia e saj për të krijuar atmosfera të rënda dhe të ankthshme dhe gama drithëruese e ndjesive që përshkojnë tregimet e saj, e bëjnë këtë libër meritues të Çmimit IV Ndërkombëtar të Prozës së Shkurtër Ribera del Duero.
Libra të ngjashëm
-
Ballo me maska në park
1000 L -
Largësi shpëtimi
800 L -
Jeto për ta treguar
1500 L -
Haxhi Murati
700 L -
Dhe lind dielli
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.