Histori arratie e qëndrese
nga Elena Ferrante
#3 Saga Napoletane
1200 L Çmimi origjinal qe: 1200 L.1190 LÇmimi i tanishëm është: 1190 L.
1% Off
“Histori arratie e qëndrese” është vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve “Mikesha gjeniale” dhe “Mbiemri i ri”. Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës.
Ato janë tashmë gra: Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.
Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do t’i kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi. Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma.
“Histori arratie e qëndrese” rrëfen mbi të gjitha për rrënjët dhe të kaluarën, për historinë personale që gëlon thellë brenda nesh dhe na dikton, me hir e me pahir, gjestet e vogla e deri zgjedhjet e mëdha, ato që na përkufizojnë ose na kufizojnë në diçka, në dikë, shumë herë më të vogël, të pisët e të varfër se ç’mendon se duhet të ishim, se ç’jemi të bindur se jemi. E megjithatë, arratia qëndron gjithmonë në imagjinatën kolektive si një nga zgjidhjet, ndoshta më e mira, e një sërë të këqijave të pakurueshme, si varfëria, injoranca dhe dhuna të nakatosura thellë në shoqëri. Askush nuk arrin të arratiset vërtet, por të gjithë mundohemi, qoftë edhe një herë të vetme të arratisemi nga lagjja, nga qyteti, nga vendi apo thjesht vetja jonë.
Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 430 |
| Përkthyes: | Agim Doksani |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Luanët e Siçilisë (Saga e Floriove #1)
1400 LÇmimi origjinal qe: 1400 L.1260 LÇmimi i tanishëm është: 1260 L. -
Sale
E fshehta e shëronjëses
1300 LÇmimi origjinal qe: 1300 L.1170 LÇmimi i tanishëm është: 1170 L. -
Sale
Jeta e padukshme e Ady Larysë
1500 LÇmimi origjinal qe: 1500 L.1350 LÇmimi i tanishëm është: 1350 L.









