Në qershor të vitit 1954, tetëmbëdhjetëvjeçari Emet Uotson kthehet në shtëpi pasi ka vuajtur një dënim prej pesëmbëdhjetë muajsh për vrasje pa paramendim. Pa prindërit dhe me fermën e familjes të konfiskuar nga banka, Emeti vendos të marrë vëllanë tetëvjeçar dhe të nisin një jetë të re në Kaliforni.
Pas largimit të gardianit i cili e shoqëroi në shtëpi, Emeti zbulon se dy shokë të tij nga qendra e riedukimit ishin fshehur në kamionçinën e gardianit dhe kishin bërë një plan krejt ndryshe për të ardhmen e Emetit, një plan që do t’i çojë të gjithë në një rrugëtim tjetër, të paharrueshëm.
Ngjarjet zhvillohen në dhjetë ditë dhe tregohen nga këndvështrime të ndryshme, duke e njohur lexuesin me peizazhe të pasura, karaktere të pashlyeshme dhe tematika të veçanta.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 554 |
Përkthyes: | Sonila Pasmaçiu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Balada e Akilit
1300 L -
Historia e vajzës së humbur
1200 L -
Mikesha gjeniale
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.