Mikesha gjeniale
nga Elena Ferrante
#1 Saga Napoletane
1000 L
Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.
Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, I cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt I historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.
Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 384 |
Përkthyes: | Albana Nexhipi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gjurmët e shëronjëses
1300 L -
Ne të gjallët
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.