Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.
Muret e shtrembëruara të kësaj kasolleje dukeshin sikur qenë stolisur me farë hieroglifesh. Çfarë emri tjetër mund t’i jepte tekefundit kalimtar kurrioz atyre X – ve dhe V – ve, të cilat në faqe shtëpie i kishin përshkuar kryq e tërthor ato trare, që vizatoheshin në gëlqere me ato të çara të vogla e paralele?
Është e qartë se secili nga këto trare lëkundej në bazën e tyre po të kalonte atypari edhe karroca më e lehtë. Sipër kësaj ngrehine arkaike ngrihej në çati trebrirëshe, çfarë së shpejti nuk do të shihen më në Paris.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 88 |
Përkthyes: | Arianit Zoto |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vepra e plotë e Eskilit
2000 L -
Don Kishoti I
1200 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L -
Iliada
1500 L -
Dritë e gushtit
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.