Fillimet e modernitetit në prozën romanore shqipe

nga Ermir Nika

1500 L

Categories: SKU: 9789928313348

Në shekullin e XX në Letërsinë Shqipe, lëvrohen e marrin trajtë të plotë me anë veprimtarisë krijuese e botore të shkrimtarëve më në zë të saj, të gjitha zhanret, gjinitë e format letrare, që dëshmojnë ecurinë e pasurimin e kësaj letërsie, që nga format e pastra fiksionale deri ato të ndërthururat, duke krijuar hera herës përafrime e pikëtakime me letërsinë ndërkombëtare. Këta tregues të drejtpërdrejtë krahas vlerave të shumanshme letrare dhe estetike, përbënin në vetvete edhe mjetet përcaktuese që po arrinin të përafronin këtë të fundit, me traditën e po ashtu me kahjet e risitë që shfaqeshin natyrshëm në zhvillimet letrare në mbarë botën. Gjithë ky proces nuk mundet të perceptohet i shpërndarë dhe pa hapësira komunikimi mes të gjitha hallkave e gjymtyrëve që përbashkojnë kulturën si nocion, pasi në themel të saj, historia e temave dhe e formave, mjeteve artistike dhe e zhanreve, është, pa dyshim, një histori ndërkombëtare.
Pjesë nga parathënia

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fillimet e modernitetit në prozën romanore shqipe”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm