Dhe lind dielli është romani i parë i Ernest Heminguejit, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore. Vendosur në sfondin romantik të Spanjës së korridave, subjekti tërheqës i romanit shpalos karakteret tipike të prozës së Heminguejit, karaktere të mundura, por jo të mposhtura, burrërore në dhimbjen e tyre. Një protagonist i traumatizuar fizikisht dhe shpirtërisht në Luftën Botërore, një idil i pashpresë e i trishtuar dashurie, një atmosferë dhimbjeje dinjitoze; të gjitha këto elemente të indit artistik të kësaj kryevepre të letërsisë së shekullit të kaluar, mishërojnë tiparet më thelbësore të asaj që u quajt rëndom “letërsi e brezit të humbur”. Pas romaneve “Lamtumirë armë”, “Të kesh e të mos kesh”, “Për kë bien kambanat”, “Përtej lumit në hijen e drurëve”, tregimeve “Plaku e deti”, “Dëborat e Kilimanxharos”, “Lumturia e shkurtër e Frensis Makomberit” etj., lexuesi merr në dorë një prej veprave më të suksesshme e më të njohura të nobelistit amerikan.
Përkthyes: | Sazan Gjomema |
---|---|
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Lumturia martesore
700 L -
Purgatori
1000 L -
Rrethimi i Shkodrës
2500 L -
The Siege of Shkodra
3000 L -
Odiseja
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.