Të gjitha poemat zhvillohen në trajtë monologu teatral, me karakter narrativ, në varg të lirë dhe me fjalor të thjeshtë e, ndonjëherë, antilirik. Atyre u paraprin një hyrje si udhëzim skenik dhe mbyllen me një epilog, gjithashtu në prozë.
Nëpërmjet personazhesh legjendare, të nxjerra nga cikli i atridëve apo ai i Luftës së Trojës, Janis Ricos flet për vetminë, për dashurinë e humbur, për plakjen e trupit, për përplasjet që ndodhin brenda ndërgjegjes së individit si autor veprash sociale, për kujtesën vetjake dhe për atë historike.
Rrëfyesi i secilës poemë i drejtohet një personazhi tjetër, memec, i cili është vazhdimisht i pranishëm në skenë, dëgjon, por nuk përgjigjet. Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i shtyjnë drejt rrënimit shpirtëror.
| Kopertina: | E Fortë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 216 |
| Përkthyes: | Romeo Çollaku |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
SaleOut of stock
N’nji fije t’thellë gjaku
Çmimi origjinal qe: 1000 L.700 LÇmimi i tanishëm është: 700 L.630 L -
Sale
Kur gjithë uji i botës shndërrohet në lot
Çmimi origjinal qe: 800 L.392 LÇmimi i tanishëm është: 392 L.353 L -
Sale
Këngë e verdhë zogu në mesnatë
Çmimi origjinal qe: 1000 L.490 LÇmimi i tanishëm është: 490 L.441 L









