Në veprën “Perënditë kanë etje”, autori evokon jetën e Parisit revolucionar të asaj kohe, duke pasqyruar me mjeshtëri epokën historike dhe koloritin e saj. Ai krijon figura të paharrueshme, si Gamëleni, dashnorja e tij Elodia, xha Brotoi, atë Longëmari, Luiza Roshëmor, qytetar Blezi dhe plot të tjerë, që plotësojnë tablonë realiste, tërheqëse dhe bindëse të të gjithë romanit. Anatol Frans vë përballë vendosmërinë dhe energjitë e jakobinëve, të bindur plotësisht në domosdoshmërinë e shpëtimit të atdheut me çdo mënyrë dhe nga ana tjetër, gabimin tragjik të jakobinëve, që përdorën pa masë terrorin revolucionar. Ky mendim mishërohet artistikisht në figurën e Gamëlenit. Fati tragjik i Gamëlenit pasqyron fatin e Revolucionit. Simboli i tij poetik është figura antike e Orestit, hero i sfilitur, hakmarrës dhe vrasës; xhelat dhe viktimë. Thelbi i figurës së Gamëlenit shprehet në fjalët e tij: “Vogëlush, ti do të rritesh i lirë, i lumtur dhe këtë do ta kesh prej Gamëlenit të poshtër. Unë jam mizor, që të jesh i lumtur ti; jam zemërgur, që të jesh i mirë ti; jam i pamëshirshëm, që nesër të përqafohen të gjithë francezët duke derdhur lot gëzimi…”
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 200 |
Përkthyes: | Halit Selfo |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kushëriri i ëngjëjve
500 L -
Eskili, ky humbës i madh
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.