Ky është një libër që flet. Po si? Po të shtypni një buton, do të dëgjoni një numër nga 1 deri në 20. Pra, çdo numër është i shoqëruar me një buton dhe me një figurë për ilustrim. Kështu, përveç numrave, do të mësoni edhe të numëroni nga 1-20. Do të mësoni format kryesore (katrorin, trekëndëshin, drejtkëndëshin etj.), edhe këto nëpërmjet butonave, shoqëruar me ilustrime. Duke përdorur butonat e numrave, në fund do të arrini të kryeni katër veprime të thjeshta aritmetike. Në krye të anës së djathtë të librit, ku gjenden 30 butona, është një buton i madh. Po ta shtypni, do të dëgjoni gjithë numrat nga 1-20. Të gjitha këto mënyra ju ndihmojnë të mësoni numrat, format, si dhe të numëroni, duke e kthyer mësimin në një lojë argëtuese. Libri është pjesë e serisë: “Mëso me mua”, në të cilën përfshihet edhe “Alfabeti zanor”.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 300 x 280mm |
Nr. i faqeve: | 8 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Histori të lumtura
800 L -
Histori mirësie
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.