Ndalo mendimet e tepërta
nga Nick Trenton
1200 L
“Ndalo mendimet e tepërta” është një libër për të kuptuar atë çka ke përjetuar, situatën rraskapitëse në të cilën je përfshirë dhe si e humbet mendjen në një grackë ankthi dhe stresi. Autori i mirënjohur Nick Trenton do të të shoqërojë për të kapërcyer pengesat me teknika të hollësishme e të vërtetuara, që do të të ndihmojnë të riprogramosh trurin, të kontrollosh mendimet dhe të ndryshosh zakonet e tua mendore. Për më tepër, libri do të të ofrojë përqasje shkencore për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të menduarit dhe të të ndjerit për veten, duke i dhënë fund modeleve të këqija të të menduarit.
Mendimet e tepërta janë shkaku kryesor i palumturisë. Mos e burgos veten në një qerthull mendimesh pambarim. Qëndro në të tashmen dhe mos e mbaj mendjen në gjëra që s’kanë e s’do të kenë kurrë rëndësi.
Çlirohu nga burgu yt mendor i vetëkrijuar.
Mos ji më në agoni për të shkuarën e mos u përpiq të parashikosh të ardhmen.
* * *
Mënyra të fuqishme për t’i dhënë fund vrarjes pafund tË mendjes dhe zhytjes në mendime negative.
• Si të njohësh faktorët e tu nxitës të vorbullave negative
• Identifiko dhe njihu me ankthin tënd të brendshëm
• Si ta mbash përqendrimin tek çlodhja dhe veprimi
• Metoda të provuara për të kapërcyer krizat e stresit
• Mëso të pastrosh mendjen dhe të gjesh përqendrimin
* * *
Çliro potencialin tënd të pakufishëm dhe fillo të jetosh.
S’ka më autokritika vetë zhvlerësuese. S’ka më net pa gjumë me një mijë mendime. Shpëtoje mendjen nga mendimi i tepërt dhe bëj më shumë, ndihu më mirë e çliro potencialin tënd. Më në fund do të jesh në gjendje të jetosh në të tashmen.
Viti i botimit: | 2021 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 252 |
Përkthyes: | Belina Shalari |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Fillo me pse
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.