Irracionalitet i parashikueshëm

1500 L

Categories: SKU: 9789928265388

Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë një aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë me tepri për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot?

Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bëjmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?
Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe të palogjikshme, devijojnë aftësinë tonë për të arsyetuar.
Ne, jo vetëm bëjmë gabime jashtëzakonisht të thjeshta përditë, por përsërisim të njëjtat “lloje” gabimesh, zbulon Ariely. Paguajmë më shumë, nënvlerësojmë dhe zvarrisim punët vazhdimisht. Nuk arrijmë të kuptojmë efektet përcaktuese të emocioneve tona mbi atë çfarë duam dhe mbivlerësojmë atë që tashmë e zotërojmë. E megjithatë, këto sjellje të gabuara, nuk janë as rastësore dhe as të pavetëdijshme, por sistematike dhe të parashikueshme – duke na bërë si rrjedhojë, në mënyrë irracionale të “parashikueshëm”.

Që nga pirja e kafesë e deri te humbja në peshë, që nga blerja e makinës e deri te zgjedhja e një partneri romantik, Ariely shpjegon se si t’i thyejmë këto mendime sistematike, që të marrim vendime më të mira. “Irracionalitet i parashikueshëm” do të ndryshojë mënyrën se si bashkëveproni me botën – me çdo vendim të vogël që merrni.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Irracionalitet i parashikueshëm”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm