Poeti i vështirë Lasgush Poradeci
nga Luan Topçiu
1,200 L
(…) Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim strukturor në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri tek Pora- deci ligjërimi kishte një patos të jashtëm dhe mesazhi poetik konfigurohej në bazë të një sasie të madhe informacioni, transmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika interiorizohet duke u bërë, në radhë të parë, shprehja e një gjendjeje vetëdijeje, e cila bëhet konkrete përmes një gjuhe me ngjyrim afektiv. Lasgush Poradeci e bëri poezinë më të thukët, më thelbësore, duke i falur asaj autonomi, shkëlqim dhe absolutizëm. (…)
(…) Me veprën e Lasgush Poradecit, poezia shqipe njohu praninë e filozofisë, pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdo herë më parë. Në horizontin e kulturës kombëtare, vepra poetike e Lasgush Poradecit ngrihet më lart se kurrë dhe pa asnjë mëdyshje, më e vlerësuar dhe më e dashur se kurrë, ndihet më pranë dhe më e nevojshme se asnjëherë tjetër. (…)
Viti i botimit: | 2024 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 372 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Në parantezë
1,000 L -
Enciklopedi Kadareane
5,000 L -
Miti dhe realiteti
800 L -
Të thuash gati të njëjten gjë
1,000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.