Letërsia naziste në Amerikë
nga Roberto Bolaño
1000 L 900 L
“Letërsia naziste në Amerikë” është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë. Është ngërthyer një spektër jashtëzakonisht i gjerë përvojash jetësore në këtë kaleidoskop personazhesh, veprash, shoqërish sekrete ose jo, shtëpish botuese të njohura apo të nëndheshme, organesh shtypi, sektesh e grupimesh gjithëfarësoj. Në thelb është orvatja e autorit për të zhvarrosur një të fshehtë, një figurë të mugët dhe shumëfytyrëshe, diçka mes fëmijës dhe përbindëshit: njeriun e kohës sonë.
“Letërsia…” është vepra e parë që tërhoqi vëmendjen e publikut ndaj një figure madhore të letërsisë botërore. Brenda pak vitesh, nga Bolaño do të vinin me radhë një seri veprash që sot zënë vend në rreshtin e parë të shkrimtarisë: përmbledhja me tregime “Thirrje telefonike”, romanet “Ylli i largët”, “Nokturne e Kilit”, dhe kryeveprat “Detektivët e egër” dhe “2666”.
Viti i botimit: | 2010 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 250 |
Përkthyes: | Erion Karabolli |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dantja i pashmangshëm
500 L350 L -
Eskili, ky humbës i madh
500 L350 L -
Mosmarrëveshja
1200 L840 L -
Identiteti Europian i Shqiptarëve
500 L450 L -
Kur sunduesit grinden
900 L630 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.