Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane. Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare. Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot. Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll.
| Viti: | Maj 2016 |
|---|---|
| Faqe: | 564 |
| Përkthyes: | Kastriot Myftiu |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Amerikania
1400 L -
Diabolikët
1400 L -
Jeta shpirtërore
1500 L -
Hello beautiful
1500 L









