Arkeologjia e mëngjesit
nga Gëzim Qëndro
1000 L Çmimi origjinal qe: 1000 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L.
10% Off
Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).
Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë. […] Tek e fundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për ti dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit.
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 128 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Historia e arkitektures moderne (Vëll. I)
2500 LÇmimi origjinal qe: 2500 L.2250 LÇmimi i tanishëm është: 2250 L. -
Sale
Parqet Kombetare te Shqiperise
5000 LÇmimi origjinal qe: 5000 L.4500 LÇmimi i tanishëm është: 4500 L.









