Auguste Dozon dhe vepra e tij
Shezai Rrokaj
1500 L
Ideja për ta shkruar këtë monografi më erdhi pak më vonë sesa thjesht tundimi fillestar për të bërë një artikull për një konferencë. Në fakt, qysh me leximin para disa vitesh të veprës së Fotaq Andreas Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007), Antologji e ilustruar, Udhëpërshkrime, Portrete, Letërsi, Art e Kulturë, 2009, si dhe më pas, Shqipëria e konsullit Auguste Dozon, të Luan Ramës, 2014, apo edhe të botimit më vonë në gjuhën frënge të Dozon et l’Albanie: le consul qui aimait les contes, 2018, po më nëpërmendej pa reshtur periudha e studimeve të mia në vendin magjepsës të emrave të ndritur, ku çdo objekt rrëzëllen shkëlqimin e një arti të përjetësisë, duke u shndërruar në një muze kujtese. Gjithë ky pështjellim mbi kohën e dikurshme po më rikthente ngasjen për të shkruar diçka që lidhej me përsiatje të studiuesve francezë për shqipen dhe shqiptarët.
Fillova ta lexoja me këtë tundim veprën e Auguste Dozon-it Manuel de la langue chkipe ou albanaise, versioni i parë 1878, të cilën me vështirësi e gjeta përmes postimeve elektronike në disa site, si: Amazon.com.be, https://books.google.com, që më vonë i verifikova me versionin në pdf të marrë nga Biblioteka Kombëtare në Paris. Në fakt, versioni mbi të cilin kam punuar është një botim i vitit 1879, 456 faqe, të cilin, për efekt hapësire dhe për të mos e rënduar leximin e kësaj monografie, po e vë në variantin elektronik, bashkëngjitur këtij punimi. Në këtë mënyrë, cilido lexues, në varësi të interesave vetjakë dhe qëllimit të leximit, e ka mundësinë të përqasë të dhënat e sjella në këtë studim me variantin origjinal, bashkëngjitur në formë elektronike.
Libra të ngjashëm
-
Enciklopedi Kadareane
5000 L -
William Shakespeare
2000 L









