Kadare në gjuhët e botës

Bashkim Kuçuku

1500 L

Categories: SKU: 9789928186904

Përplotësimi i tretë i “Kadare në gjuhët e botës” ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre. Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje,  16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip. Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonim deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas. Në vitet 2000- 2005-2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo-amerikane e veprës së Ismail Kadaresë. Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata. Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal. Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndë- rruar në dukuri letrare evropiane.

(Nga parathënia e botimit të tretë)

[dt_divider style=”thick” /] [dt_gap height=”10″ /]

Bashkim Kuçuku, kritik letrar e studiues, redaktor në gazetën letrare “Drita” (1974-1985), kryeredaktor i gazetës “Çamëria-vatra amtare” (1991-1995), kryeredaktor i revistës “Universi Shqiptar i Librit” (1997-2001), është profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës (1986). Ka botuar dhjetra artikuj e studime në revista shkencore e letrare në shqip, si dhe në gjuhë të huaja, ka kumtuar në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj, në Greqi, Itali, Rusi, Bosnjë, etj.

Libra: “Kadare në gjuhët e botës”, Onufri, Tiranë, 2000, 2005, 2015. “Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore”, Onufri, Tiranë, 2008. “Antologija savremene albanske poezije/ Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore”, në gjuhën malazeze, Akademia e Duklës, DANU, Podgorica, 2009. “Kombi gjen vetveten”, Çamëria dhe Kosova, Toena, Tiranë, 2012. “Pas eklipsit letrar”, Letërsi shqipe bashkëkohore I, Toena, Tiranë,  2014.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kadare në gjuhët e botës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm