Ballo me maska në park

nga Anna Ahmetova

Përkthyer nga Aurel Plasari

Me parathënie nga Ismail Kadare

1000 L

Categories: , SKU: 9789928261779

Në Shqipëri, ashtu si në të gjitha trevat e ish-perandorisë komuniste, stinë pas stine e vit pas viti po mbërrijnë poetët e vonuar. Nga një shtet te tjetri, nga një gjuhë te tjetra, së shumti brenda përbrenda vendit e gjuhës së tyre, dalin në dritë shkrimtarët e ndaluar, ata që munguan aq gjatë e aq mundimshëm në jetën tonë. Qëllon që shfaqen së pari në vendin e vet e pastaj shtegtojnë te të tjerët, por ka nga ata që, të mbijetuar nëpër mërgime, mbërrijnë më në fund në atdhe.

Me këtë botim, dhe falë përkthimit mjeshtëror të Aurel Plasarit, na vjen këtë herë një mysafire e rrallë, një zonjë e madhe e poezisë, Anna Ahmatova.

Ismail Kadare

(Pjesë nga parathënia)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ballo me maska në park”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm