Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit
nga Ismail Kadare
700 L
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër, kjo përmbledhje vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit.
Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë.
Një vetëdije e kthjellët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm, kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari.
Kjo përmbledhje, e titulluar “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme, do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhomëze thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.
PERSIDA ASLLANI
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Hija
700 L -
Letër Dylqinjës
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.