E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitivesjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit.
Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t’u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit.
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 70 |
Përkthyes: | Aulona Ormeni |
Kopertina: | E butë |
Viti i botimit: | 2019 |
Libra të ngjashëm
-
Timi Dështimi
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.