Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
Kafshimi i thonjve. Thithja e gishtave. Përdredhja e flokëve. Pickimi i lëkurës. Përtypja e bluzave. Ke një ves,që e ke të vështirë ta largosh? Një ves që të bën me turp apo të fut në telashe?
Nëse është kështu, nuk je i vetëm. Shumë fëmijë kanë vese si këto do të dëshironin shumë qët’i largonin.
Por zakonet janë më të forta se dëshirat. Ato hedhin rrënjë thellë dhe të nguliten fort. Edhe po të duash të çlirohesh prej tyre, nuk mundesh. Vetëm në rast seke në duar çelësat e duhur.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur të nguliten veset e këqija ju siguron çelësat për të shpëtuar nga një mori vesesh të bezdisshme. Shembujt përfshirës, ilustrimet e gjalla dhe udhëzimet hap pas hapi ju mësojnë strategjitë themelore të ndërtimit të zakoneve, për vënë në shënjestër çdo gjë: që nga kafshimi i thonjve dhe thithja e gishtave, deri te përtypja e bluzave, përdredhja e flokëve e vese të tjera.
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 72 |
Përkthyes: | Aulona Ormeni |
Kopertina: | E butë |
Viti i botimit: | 2019 |
Libra të ngjashëm
-
Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (#7)
1250 L1063 L -
Rrëfenjat e Bardit Bidëll
800 L680 L -
Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden
1000 L850 L -
Dy vjet pushime
800 L680 L -
Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (#5)
1400 L1190 L