“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare. Duke mos pasur truall për varr, atij i duhet të endet pa pushim në botën e përtejme, pa një qëllim të caktuar. Gjatë harkut kohor të shtatë ditëve (koha që iu desh Zotit të krijonte botën), heroi ynë takon shpirtrat e njerëzve që ka humbur në jetë dhe kupton se bota e përtejme ngërthen të gjitha fatkeqësitë e epokës moderne: shitës organesh, të rinj që kanë vrarë veten, të dënuar pa faj etj.
Teksa Yang Fei u rikthehet çasteve kryesore të jetës së vet, ne do të njihemi me disa personazhe të jashtëzakonshme: babanë birësues, ish-bashkëshorten e tij që ka vrarë veten, fqinjët që kanë vdekur në gërmadhat e shtëpive që ua shembën, e me plot personazhe të tjera. Rrugëtimi i personazhit kryesor ravijëzon hartën e këtij kombi të madh: absurditetet, dhimbjet dhe shpirtin e tij.
Viti: | 2021 |
---|---|
Faqe: | 232 |
Përkthyes: | Albana Kozeli |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Të padukshmet
1400 L -
Lavanderia e madhe
800 L -
Bukë me sallam
1000 L