Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që, tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj.
E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Lufrës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar.
Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet e traumatizuar.
Si një Madam Butterfiy, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda.
Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.
Kritika
“Dritë e zbehtë mbi kodra” është cilësuar si një roman plot finesë mbi ndrydhjen e emocioneve dhe të ndjenjave, i lidhur ngushtë me rëndësinë e së shkuarës në kuptimin e së tashmes.
The New’ York Times
Ishiguro trajton çështjen e kujtesës, vetëmashtrimit […] nëpërmjet një proze të përmbajtur, që më shumë fsheh sesa shpjegon apo rrëfen. Kjo sjell një vel misteri dhe tis rreziku.
Los Angeles Times Book Review
Duke gërshetuar me mjeshtëri të shkuarën dhe të tashmen, ky roman i parë shpalos një rrëfim dëshpërues dhe trazues, që e mallëngjen lexuesin si për atë çka tregon, edhe për atë çka nuk tregon.
Library journal
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 225 |
Përkthyes: | Gentiana Kasemi |
Libra të ngjashëm
-
Collected Stories
1600 L -
Jeto për ta treguar
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.