Emili dë la Martinieri e ka vuajtur gjithnjë gjykimin e së ëmës, mbretëreshë e padiskutueshme e skenës mondane parisiane. Tani është tridhjetë vjeçe, por ftohtësia e maskuar nga luksi dhe lehtësia me të cilat kjo grua sipërfaqësore dhe e largët e ka rritur, vazhdon të jetë për të një barrë e rëndë. Vdekja e së ëmës zgjon tek Emilia një lëmsh ndjenjash të kundërta e të dhimbshme, sidomos kur merr vesh se është e vetmja trashëgimtare e kështjellës madhështore në Jug të Francës, një kështjellë që fsheh përgjigjet e shumë pyetjeve që rrinë pezull në të shkuarën e saj: një fletore e vjetër me poezi që gjen mes atyre mureve, do ta vërë në gjurmë të hallës së bukur e misterioze, Sofisë, historia tragjike e dashurisë të së cilës gjatë kohës së luftës e ka shënjuar në mënyrë të pandreqshme familjen e saj. Një histori kaq e mbushur me emocione, sa e shtyn Emilinë ta rishqyrtojë jetën e vet dhe atë që ka rrotull: pse befas fillon të mendojë për një burrë, pikërisht ajo që i ka qëndruar gjithnjë larg dashurisë?
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Përkthyes: | Arta Marku |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Autostrada Linkoln
1400 L1260 L -
Gruaja e liqenit
1200 L1080 L -
Brixhertonët 3: Propozimi i një zotërie
1200 L1080 L -
Brixhertonët 2: Viskonti që më dashuronte
1200 L1080 L -
Cranford, qyteza e zonjave të fisme
1000 L900 L









