Edipi mbret ka në qendër protagonistin, Edipin, i cili rreket të kuptojë me çdo mjet që ka ndoresh kush është, nga vjen, çfarë ka kryer me dhe pa dije, çfarë pasojash i ka sjellë komunitetit dhe mundohet si e si të vendosë drejtësi mes njerëzve, paqe mes njerëzve dhe zotave, i gatshëm edhe të sakrifikojë veten. Pasi mëson se ai vetë është shkaku i fatkeqësive që kanë mbuluar qytetin, Edipi ndëshkon veten me verbim dhe merr rrugën si endacak. Kështu kryen pastrimin e qytetit jo vetëm duke gjetur shkakun e molepsjes, por edhe fizikisht, duke u larguar vullnetarisht prej tij. Ndonëse fatkeq, Edipi është imazhi i sundimtarit me dinjitet, qeverisësit të përkushtuar ndaj mirëqenies së të ngjashmëve. Në fillim të tragjedisë, Edipi na shfaqet si viktimë e fatit, kurse në fund, ndonëse i zhveshur nga gjithë atributet dhe privilegjet mbretërore, mbetet njeriu që mendon dhe vepron me vullnet të lirë.
Viti: | 2024 |
---|---|
Faqe: | 126 |
Përkthyes: | Sokol Çunga |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Komedia Hyjnore
3000 L -
Vepra e plotë e Sofokliut
2000 L -
Letra nga një stoik (vol. 1)
1000 L -
Jeruzalemi i çliruar
2000 L