Ferri

nga Dante Alighieri

përktheu Pashko Gjeçi

“Na kemi arrijtë n’atë vend ku t’pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë.” (Ferri III: 16-18)

1000 L

Categories: SKU: 9789928313782

Në tridhjetë e katër këngët e “Ferrit” Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në “pyllin krejt errësi”, aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë “prap me pa yjtë e vezllueshëm”. Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françeskën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin…), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i “Ferrit”, që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ferri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm