Një dalje normale nga shtëpia shndërrohet në një pelegrinazh të shenjtë. Një tekst i shkruar në vetën e dytë, një metaforë e leximit si praktikë e proces, ku biografia që ke përpara heton biografinë tënde, lexues. Një braktisje e rrëfimit kronologjik e shkak-pasojë. Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.
Libra të ngjashëm
-
Kështjella
1000 L -
Qyteti pa reklama
500 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L