Frosina e Janinës

1000 L

Categories: SKU: 9789928861375Tags:

“Frosina e Janinës” është romani i një dashurie
të madhe, të penguar dhe tragjike.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1801 në Janinë, në zemër të Epirit, e cila sundohet nga Ali pashai, që përpiqet me thonj e me dhëmbë të krijojë një principatë të pavarur nga Porta e Lartë në Shqipërinë e Jugut. Është koha e luftës së pamëshirshme për pushtet, për çlirim nga robëria osmane, koha e gjakësive të pashembullta dhe e mizorisë çnjerëzore. Në këtë klimë të rëndë lulëzon një dashuri e madhe: Frosina, gruaja më e bukur e Janinës, aristokrate greke, shpirti i artit dhe kulturës i atyre viseve, dashurohet me Muktar pashain, djalin e madh të Ali pashait. Aventura të jashtëzakonshme marrin jetë në oborrin e pashait shqiptar, ushqehen nga ambiciet e tij çmendurane, seliten prej luksit të shfrenuar oriental, përplasen me diplomacitë europiane, përndezin rrjetet e spiunazhit dhe magjinë e zezë, frymëzohen nga flladi i qytetërimit perëndimor – gjithçka për të ndërtuar dhe për të lartuar figurën e Frosinës së Janinës, martires së dashurisë dhe lirisë.

Faqe:

208

Viti:

2026

Libra të ngjashëm