Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv
nga Andrej Kurkov
1400 L Çmimi origjinal qe: 1400 L.980 LÇmimi i tanishëm është: 980 L.
30% Off
“Trishtueshëm i këndshëm… një letër dashurie për Lvivin, kryeqytetin kulturor dhe gjuhësor të Ukrainës”. Guardian
Në qytetin kozmopolit të Lvivit, në perëndim të Ukrainës, po ndodh diçka e pazakontë. Pulëbardhat sillen rrotull në qiell dhe ajri mban një erë të lehtë kripe, edhe pse deti është larg, shumë larg… Rreth një varri misterioz në Varrezat e Liçakovit mblidhet një grup i çuditshëm njerëzish; mes tyre, një ish-oficer i KGB-së dhe një hipi i moshuar, dikur nën vëzhgimin e tij. Shpejt, kapiteni Rjabcev dhe Alik Oliseviçi bashkojnë rrugët për të zbuluar burimin e këtyre “anomalive”. Ndërkohë, Tarasi – që e siguron jetesën duke transportuar pacientë me gurë në veshka mbi kalldrëmet e qytetit me makinën e tij të vjetër – i afrohet gjithnjë e më shumë Darkës, e cila punon natën në një zyrë këmbimi valutor, ndonëse është alergjike ndaj parave. Të rinjtë e dashuruar nuk e dinë, por fati i tyre lidhet me dy burra të vetmuar, mbetje të një epoke tjetër, të vendosur të bëjnë gjithçka për të shpëtuar qytetin e tyre.
I përshkuar nga humori i zi karakteristik i Kurkovit dhe nga një realizëm magjik i ngrohtë e i çuditshëm, “Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv” është një portret i ndjerë dhe plot jetë i njërit prej qyteteve më të mistershme të botës.
| Përkthyes: | Bujar Hudhri |
|---|---|
| Faqe: | 376 |
| Viti: | 2026 |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Histori të tmerrshme dashurie
800 LÇmimi origjinal qe: 800 L.560 LÇmimi i tanishëm është: 560 L.









