Secilin nga vargjet e Tagores e shoqëron një delikatesë e madhe që, në të vërtetë, është teknika kyçe me të cilën strukturohen poezitë e tij. Vargjet e tij mbarësojnë në vete copëza metafore të cilat, secila më vete, shpërfaqin copëza idesh që së bashku formojnë mozaikun e mrekullueshëm që paraqet vepra.
Mozaik i cili brumë ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagorën, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim.
Kjo ngaqë mishërimi me tekstin e tij është i paevitueshërn dhe çdo gjë që tentohet të shkruhet për veprën e tij, del si kontinuitet i ideve e motiveve të vargjeve të veprës që janë të ngjeshura me butësi e çiltërsi.
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 180 |
Kopertina: | E butë |
Libra të ngjashëm
-
Transkript nga krevati tjetër
1000 L850 L -
Lirikë me shi
700 L595 L -
Lirikë me dhimbje
800 L680 L -
Rrathë të brendashkruar
900 L765 L -
Lirika mes dy moteve
800 L680 L